Last Updated on 23/05/2026 by Monika
Deputeti demokrat, Ivi Kaso njoftoi për mediat vendimin e KOKOE-s për shtyrjen e mbylljes së afatit të votimit për referendumin për kreun e PD-së.
Kaso u shpreh se në qendrat e mëdha procesi do të vijojë deri në orën 19:00, ndërsa në disa degë të vogla procesi është drejt përfundimit. Gjithashtu ai ju bëri thirrje demokratëve të ushtrojnë të drejtën e votës në kohën që ka mbetur.
“Procesi do të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 që tu jepet mundësia demokratëve të votojnë. Në disa degë të vogla procesi është drejt përfundimit. Në qendrat e mëdha është marrë vendim që ky process të mbyllet në orën 19:00. Ju bëj thirrje demokratëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e votës për referendumin për kryetar të degës”, tha Kaso./mxh
