Avokatja Eda Grimçi e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për emrin e saj si pjesë e listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë së PD-së.
Grimçi u shpreh se nuk e dinte që do të ishte pjesë e listës së kandidatëve dhe kandidimi i erdhi surprizë.
Grimci tha se një kandidat nuk duhet të sigurojë votat përmes lobimit, por përmes kontributit dhe peshës politike.
“Me thënë të drejtën unë nuk e dija që do të isha kandidaturë. Unë kisha bërë kërkesë për të kandiduar paktën atëher. Unë jam me vetë kandidim dhe kisha bërë kërkesë edhe për kryesinë kam bërë kërkesë edhe për sekretariatin ligjor në Partinë Demokratike. Unë nuk e dija që do të isha në listë.
Përderisa jam këtu dhe nuk kam pritur numërimin, do të thotë që unë jam e bindur që brenda partisë nuk më vjedh njeri votat dhe patjetër që kam besim te procesi, sepse unë për vite me radhë jam marrë me procese zgjedhore brenda partisë dhe jashtë partisë. Të shpjegoj pak këtë çështjen e lobimit brenda Partisë Demokratike. Është e vërtetë që lobohet, lobohet për lista të hapura, për primare, lobohet për kombëtar, por të pretendohet që ti do të jesh anëtar kryesie dhe për t’u bërë anëtar kryesie dhe për të marrë votat e Këshillit Kombëtar duhet të lobosh brenda partisë tënde, atëherë ti nuk e meriton të jesh anëtar kryesie.
Sepse që ti të jesh anëtar kryesie, ti duhet të kesh peshë politike, njohje, duhet të kesh kontribut që ta dinë dhe ta njohin organi më i lartë që është Këshilli Kombëtar dhe nuk ke nevojë të lobosh. Unë që vota për kryesinë është votë politike. Nuk është votë as qoke, as miqësore”, tha Eda Grimci./kb
