Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë. Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren.
Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Janë duke u djegur shkurre, por dhe pemë që ka kjo zonë./k.m
