Last Updated on 30/09/2026 by EL
Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të mërkure një pikë të grumbullimit të skrapit në zonën e Fllakës në Durrës.
Flakët kanë shkaktuar re të mëdha tymi të zi, i cili ka mbuluar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
