Last Updated on 14/10/2026 by EL
Zjarri i madh i ndezur mes sheshit “Skënderbej” dhe Rrugës së Kavajës është fikur pas afro një ore.
Policia ka arritur të zmbrapsë protestuesit dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar, teksa në pamje duket qartë edhe çfarë ka mbetur pas kaosit, që është transferuar tashmë qindra metra më tutje, tek ministritë e Ekonomisë dhe e Brendshme.
AtA nuk kanë kursyer as semaforët, teksa njërin prej tyre kanë arritur ta shkulin dhe ta shkatërrojnë./et
