Last Updated on 14/10/2026 by EL
Presidenti i Republikës ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.
Kreu i Shtetit thekson se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë dhe se garantimi i saj është detyrim i shtetit. Megjithatë, ai nënvizon se dhuna nuk mund të jetë mjet për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa përdorimi i forcës nga policia duhet të respektojë gjithmonë kufijtë e ligjit dhe parimin e proporcionalitetit.
Presidenti u bën thirrje palëve që, në këtë moment, të tregojnë më shumë përgjegjësi, duke theksuar se Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i përbashkët për të gjithë, pa përjashtim.
Në deklaratën e tij, Kreu i Shtetit shprehet gjithashtu i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke garantuar se zyra e tij do të mbetet e hapur për të rinjtë dhe çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit./mxh
