Daniele De Rossi është prezantuar te Genoa, siç edhe pritej. Ish-trajneri i Romës merr vendin e Patrik Vieira, që u largua për shkak të rezultateve negative.
De Rosi do kryejë sot seancën e parë stërvitore, pasi është është prezantuar me skuadrën. Përpara është ndeshja delikate me Fiorentinën, dy ekipe që po luftojnë për mbijetesën.
Detajet për De Rossin janë zbuluar të gjitha dhe po ashtu stafi që do e shoqërojë gjatë këtij rrugëtimi. De Rosi do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa do përfitojë 800 mijë euro. Në rast se klubi shpëton nga rënia, atëherë kontrata zgjatet deri në vitin 2027.
Guillermo Giacomazzi do të jetë ndihmësi i tij, ndërsa Emanuele Mancini dhe Enriko Lodice vendosen si asistentët e tij teknikë. Gianni Brignardelo do ndihmojë si trajner atletik.
Një staf që shfaqet si “Made in Roma” dhe objektiv ka vetëm mbijetesën. Aktualisht skuadra mban vendin e 18-të me 6 pikë në dhjetë javë të luajtura./ D.C
