Torino ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Marco Baroni pas një serie rezultatesh negative që e kanë afruar skuadrën me zonën e rënies nga kategoria.
Humbja ndaj Genoas, e shtata në dhjetë ndeshjet e fundit, rezultoi vendimtare për këtë ndryshim. Ekipi, që në fillim të sezonit synonte zonën europiane, aktualisht ndodhet në një situatë delikate në renditje.
Në vend të Baronit është emëruar Roberto D’Aversa, i cili ka firmosur kontratë deri në qershor 2026. Ai pritet të drejtojë seancën e parë stërvitore të martën dhe do të debutojë ndaj Lazios.
Kontrata nuk parashikon rinovim automatik në rast mbijetese. Klubi kërkon stabilitet dhe sigurimin e qëndrimit në Serie A./mxh
