Deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për deklaratat e Taulant Ballës në Kuvend ndaj deputetes Albana Vokshi.
“Dhuna ndaj grave është e keqe në të gjitha format e saj. Kuvendi u përball me dhunë verbale, është minimum që të mbani qëndrim dhe të distancoheni nga dhuna dhe të kërkoni të njëjtin qëndrim që mbështet ligjin e barazisë gjinore dhe BE i kërkon Shqipërisë të bëjnë përpjekje më të mëdha kundër dhunës me bazë gjinore. Nëse ky komision nuk e kalon dot mesazhin se kur cenohet nënkryetarja e komisionit, duhet të distancohet. Komisioni duhet të marrë masa ndaj zotit Balla për fjalorin e mbajtur në seancën parlamentare. Asnjë nga socialistët nuk reaguan për këtë”, tha Zhupa./ kb
