Last Updated on 06/03/2026 by
Ministri i energjisë i Katarit ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme mund të “rrëzojë ekonomitë e botës”, duke parashikuar se të gjithë eksportuesit e energjisë në Gjirin Persik do të ndalin prodhimin brenda pak ditësh dhe do ta çojnë çmimin e naftës në 150 dollarë për fuçi.
Saad al-Kaabi i tha Financial Times se edhe nëse lufta do të përfundonte menjëherë, Katarit do t’i duheshin “javë deri në muaj” për t’u rikthyer në ciklin normal të shpërndarjes pas një sulmi me dron iranian në uzinën më të madhe të gazit natyror të lëngshëm.
Katari, prodhuesi i dytë më i madh në botë i LNG (Liquefied Natural Gas, që në shqip do të thotë gaz natyror i lëngshëm), u detyrua këtë javë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit në uzinën Ras Laffan. Edhe pse Katari eksporton një pjesë të vogël të gazit në Evropë, ministri tha se kontinenti do të ndiejë dhimbje të madhe pasi blerësit aziatikë do të tejkalojnë ofertat e evropianëve për çdo sasi gazi të disponueshëm, ndërsa vendet e tjera të Gjirit nuk do të jenë në gjendje të përmbushin detyrimet kontraktuale./kb