Shumë gra përfundojnë të lodhura dhe të ndara emocionalisht në martesë, sepse mbajnë barrën e përgjegjësive të shtëpisë dhe të punës emocionale me partnerët e tyre. Sipas psikoterapistit Ben Yalom, shumë nga shkaqet e këtyre marrëdhënieve të pabarabarta lidhen me stereotipet mashkullore, mënyrat tradicionale të prindërimit dhe stigmat mbi “mashkulloren”, që e bëjnë burrin të shmanget, të ngurtë dhe emocionalisht të ftohtë.
Edhe pse punojnë dhe fitojnë po aq, ose më shumë se partnerët e tyre, studimet tregojnë se gratë shpesh marrin përsipër role “tradicionale”, shpesh në kurriz të mirëqenies dhe pushimit të tyre. Kjo është vetëm një nga mënyrat e padukshme që gratë e zgjuara përfundojnë duke “prindëruar” burrat dembelë: pastrimi, lutja për minimumin, dhe ekzistimi në një dinamikë ku ndihen më shumë si “mami” sesa partnere.
Ja 11 mënyra se si ndodh kjo:
Luten për të marrë afeksion emocional
Gratë shpesh kanë nevojë për intimitet emocional më shumë se çdo gjë tjetër. Burrat dembelë e vendosin gjithmonë nevojën e tyre përpara – zakonisht për afeksion fizik – duke i lënë ato duke u lutur për të paktën minimumin, sikur të ishin nëna që përpiqet të arrijë bashkëpunimin e fëmijëve të saj.
Pastrimi dhe rregullimi i tyre
Gratë duhet të balancojnë kohën mes karrierës dhe shtëpisë, ndërsa burrat e tyre vetëm kanë zotëruar artin e shmangies. Ata i shtyjnë të bëjnë punë që i bezdisin, dhe ato pastrojnë edhe për ta, duke mbajtur peshën e përgjegjësive të shtuara.
Menaxhimi i çdo takimi dhe detyre
Shumë gra marrin përsipër “punën e padukshme”: planifikimin e detyrave të shtëpisë, kujdesin për detaje, përfshirë ditëlindjet dhe takimet, edhe pse punojnë po aq sa burrat e tyre.
Parashikimi i problemeve
Si prindërit me fëmijë, ato planifikojnë për të ardhmen, presin të këqijat dhe parashikojnë problemet para se të ndodhin, duke u ndier përgjegjëse për një partner të paaftë emocionalisht për t’i përballuar vetë.
Moskërkimi i ndihmës për të shmangur konflikte
Për të ruajtur energjinë dhe për të shmangur grindjet e kota, gratë shpesh nuk kërkojnë ndihmë, edhe pse do të ishte e nevojshme, për të mos u etiketuar si “të dobëta” apo të bezdisshme.
Ndihen të detyruara të kërkojnë falje për të
Kur burri ofendon dikë ose vepron me padije, shpesh gratë ndihen si “prind” që pastrojnë situatën dhe kërkojnë falje për të, duke mbajtur barrën emocionale që ai refuzon të marrë.
Duhet të festojnë sukseset e veta
Nga ngritjet në karrierë deri te fitoret e vogla të ditës, gratë duhet të njohin dhe festojnë arritjet e tyre, sepse në këto martesa shpesh nuk marrin vlerësim nga partneri.
Bëjnë justifikime për sjelljen e tij
Kur burri vjen vonë ose sillet keq publikisht, gratë shpesh gjejnë justifikime për të, duke shmangur konfrontimet dhe duke mbajtur paqen artificiale.
Ndihen fajtore për të dhënë detyra
Kur u caktojnë detyra burrave të tyre, ndihen fajtore sepse shpesh duhet të riparojnë gabimet ose të përballen me ankesa të vazhdueshme.
Marrin rolin kryesor në prindërimin e fëmijëve
Përveç “prindërimit” të burrit, gratë shpesh mbajnë barrën e plotë të kujdesit për fëmijët: planifikojnë takime, ndihmojnë me detyrat, organizojnë transportin dhe festimet, duke e bërë rolin e tyre si prind edhe më të rëndësishëm./MXH
