Një hungarez ka shënuar një rekord të ri për maratonën më të gjatë të një videoloje duke luajtur Dance Dance Revolution për gjashtë ditë.
Szabolcs Csépe nga Budapesti, kërceu me mbi 3 mijë këngë dhe dogji mbi 22 mijë kalori gjatë misionit të tij për të hyrë në librat e rekordeve.
34-vjeçari i njohur si “Karkaleci” në kanalet e lojërave, tha se përgatitja për maratonën i mori gjashtë muaj kohë dhe përfshiu trajnim fizik duke u përqendruar te këmbët dhe një dietë ushqimore./K.M
