Last Updated on 29/08/2025 by adminfjala
Sot, mbushen plot 15 vite nga vrasja e efektivit të Policisë së Shtetit, Kol Ndreshaj. Kolegët e tij në Shkodër këtë të enjte kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të kryeqendrës së veriut, të cilët vendosën kurora me lule në nderim të Dëshmorit të Policisë.
“Akti sublim i efektivit Kol Ndreshaj, si dhe i Dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit të rënë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet, për garantimin e rendit dhe sigurisë në shërbim të komunitetit. I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.
Kujtojmë se efektivi Kolë Ndreshaj u vra në gusht të vitit 2010 teksa ishte në detyrë në Malësinë e Madhe. Ndreshaj, ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër. Efektivi i veshur me uniformën dhe me motor, po kthehej nga shërbimi, kur u zu në pritë nga persona të paidentifikuar, 300 metra larg aksit kombëtar Shkodër-Koplik. m.p.
