Last Updated on 21/09/2025 by adminfjala
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme, në komunën Artogne, Itali, ku një 16-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën.
Emri i viktimës është Manuel Leti, ai ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht nga një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga një 44-vjeçar.
Pas përplasjes djaloshi humbi kontrollin e motoçikletës, duke u përplasur kështu me një shtyllë ndriçimi.
Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ekipës së emergjencës, Manuel Leti nuk mundi ti mbijetonte plagëve të forta që kishte marrë, në bark dhe në gjoks.
Ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 16:30. m.p.
