Më 1940, trupat nacionaliste të diktatorit Francisco Franco ekzekutuan Lluis Companys, Presidentin e krahinës autonome të Katalonjës. Companys ishte zgjedhur me vota unanime nga Parlamenti katalanas në vitin 1933, dhe gjatë drejtimit të tij kishte shpallur një referendum për pavarësinë e krahinës nga Spanja zyrtare.
Gjatë Luftës Civile Spanjolle (1936–1939), ai mbështeti hapur kampin republikan dhe forcat e majta, duke u bërë një nga figurat më të shquara të rezistencës antifashiste. Pas fitores së nacionalistëve të Franco-s, Companys u detyrua të arratisej në Francë, por u arrestua nga Gestapoja naziste dhe iu dorëzua regjimit spanjoll.
Në tetor të vitit 1940, pas një gjyqi farsë që zgjati vetëm disa orë, Lluis Companys u pushkatua në kështjellën e Montjuïc në Barcelonë. Ai mbetet deri sot i vetmi president i zgjedhur demokratikisht në Evropë që është ekzekutuar nga një regjim totalitar. Figura e tij simbolizon rezistencën e Katalonjës dhe luftën për demokraci kundër diktaturës.
Përgatiti për botim: L.Veizi