Binjaket Alice dhe Ellen Kessler, të njohura si një nga çiftet më të dashura artistike të skenës europiane, kanë ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Mynih. Dyshohet për vetëvrasje të asistuar, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Të lindura më 20 gusht 1936 në Saksoni, Alice dhe Ellen nisën karrierën e tyre që fëmijë, duke fituar famë fillimisht në Paris dhe më pas në Itali.
Ato interpretonin në programe televizive si Studio Uno, Canzonissima dhe La Fabbrica dei Sogni, si dhe luajtën në kinema përkrah emrave të mëdhenj si Alberto Sordi dhe Walter Chiari. Hitet e tyre, si Da-da-un-pa dhe La notte è piccola, mbetën të paharrueshme për publikun italian.
Pas një karriere të gjatë në Itali, binjaket u rikthyen në Gjermani në vitin 1986, por vazhduan të performonin në evente speciale, përfshirë Sanremo-n në vitin 2014./ K.M
