Bayern nuk ka ndërmend të ndërhyjë në merkaton e janarit. Drejtori sportiv, Max Eberl, ka deklaruar se bavarezët do ta nisin vitin 2026 me tri “blerje” të gatshme.
“Nuk po kërkojmë lojtarë, sepse e kemi të kompletuar skuadrën. Siç e dini, kemi tre lojtarë të lënduar të cilët po kthehen dhe janë si blerje të reja për ne”.
“Sigurisht, ne mund të përgatitemi për merkaton verore që tani, por nuk do të transferojmë asnjë lojtar në janar”, ka deklaruar Eberl. M.P.
