Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Për herë të parë në historinë e televizioneve amerikane, një ndeshje futbolli amerikan u transmetua drejtpërdrejt për publikun. Ishte rrjeti NBC që solli në ekran sfidën mes Waynesburg Yellow Jackets dhe Fordham Rams, e cila përfundoi me një fitore të thellë të Fordham-it. Ngjarja, e ndjekur nga mijëra shikues në një kohë kur televizioni ishte ende në hapat e parë të zhvillimit, u shënua si një moment historik që do të revolucionarizonte median vizive.
Ky transmetim i vitit 1939 tregoi fuqinë e televizionit për ta kthyer sportin në një përjetim të përbashkët, duke e çuar nga stadiumet në dhomat e ndenjes. Ai hapi rrugën për një epokë të re ku sporti, reklamat dhe teknologjia televizive do të ndërthureshin në një industri miliarda dollarëshe, duke e bërë futbollin amerikan një nga spektaklet më të mëdha mediatike në botë.
Përgatiti: L.Veizi
