Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.2 ballë goditi rajonin e Maharashtrës në Indi, duke lënë pas një bilanc tragjik. Mbi 10.000 persona humbën jetën dhe rreth 30.000 të tjerë u plagosën rëndë. Dhjetëra mijëra banorë mbetën të pastrehë, pasi shumica e ndërtesave në zonat rurale ishin të ndërtuara me teknika primitive dhe materiale të dobëta, të paafta për të përballuar një goditje të tillë sizmike.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Latur, ndërsa shkatërrimi u përhap në një rreze të gjerë, duke shembur fshatra të tëra. Tragjedia nxori në pah dobësinë e infrastrukturës dhe mungesën e masave parandaluese në një nga rajonet më të varfra të Indisë. Përmasat e katastrofës bënë që ky tërmet të konsiderohej si një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në botë për shkallën e tij, duke sjellë pasoja shoqërore dhe humanitare që u ndjenë për vite me radhë.
Qeveria indiane dhe organizatat ndërkombëtare u përballën me një krizë të jashtëzakonshme humanitare, ndërsa rindërtimi i zonës kërkoi vite të tëra dhe u shndërrua në një proces të ngadaltë, shpesh të shoqëruar me kritika për mungesë koordinimi dhe efikasiteti.
Përgatiti: L.Veizi
