Belgjika do të përkujtojë këtë të diel 10-vjetorin e sulmeve terroriste që tronditën vendin në vitin 2016, ku humbën jetën 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Sulmet ndodhën më 22 mars 2016 në Bruksel, ku dy shpërthime goditën aeroportin ndërkombëtar, duke vrarë 16 persona në zonën e kontrollit të bagazheve. Një tjetër shpërthim ndodhi në stacionin e metrosë Maelbeek, duke shkaktuar po ashtu 16 viktima.
Përkujtimet do të zhvillohen në disa vende simbolike në kryeqytet. Ceremonia e parë do të mbahet në mëngjes në aeroportin e Brukselit, pikërisht aty ku ndodhën shpërthimet. Më pas, homazhe do të zhvillohen edhe në stacionin e metrosë Maelbeek.
Një ceremoni qendrore do të organizohet pranë monumentit për viktimat e terrorizmit në rrugën Rue de la Loi, ku do të mbahet një minutë heshtje, vendosje kurorash, fjalime përkujtimore dhe një performancë muzikore.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë kryeministri Bart De Wever, si dhe Mbreti Philippe of Belgium dhe Mbretëresha Mathilde of Belgium, së bashku me përfaqësues të Bashkimit Europian.
Autoritetet belge theksojnë se këto përkujtime synojnë të nderojnë viktimat dhe të rikujtojnë rëndësinë e unitetit kundër terrorizmit./mxh
