Last Updated on 11/12/2025 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalën e tij në ceremoninë e themelimit të 35-vjetorit të PD-së në selinë blu.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD është nga të paktat parti në botë që ka bërë histori që në ditën e parë të themelimit të saj. Më tej shtoi se PD-ja është partia që arriti të shembi diktaturën komuniste më të egër të Europës.
“Nderim për Azem Hajdarin. Azem ti je gjallë. Nderim të veçantë për veprën dhe kontributin e themeluesit të shquar të PD-së, Gramoz Pashko. Ne jemi nga ato më të paktat partitë e këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori që në ditën e parë të themelimit tonë. Në ditën e parë të ekzistencës tonë i dhamë Shqipërisë, pluralizmin politik. Jemi forca e parë politike në Europën Postkomuniste që kërkoi që në themelimin e saj, anëtarësimin e vendit në NATO. Jemi partia e interesit kombëtar. Jemi partia që arritëm të shembim diktaturën komuniste më të egër të Europës. Jemi partia që i dha Shqipërisë ëndrrën më të bukur. Por është një histori 35 vite më parë që tregon se çfarë partie e jashtëzakonshme jemi”, tha Berisha./mxh
