Kënga “Nân” ka pushtuar skenën e Eurovision në gjysmëfinalen e dytë duke arritur të fitojë jo vetëm votat e jurisë, por edhe zemrat e publikut duke rrëmbyer kështu një vend në finalen e madhe të 16 majit.
BBC i ka bërë jehonë performancës së Shqipërisë në Eurovision, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm.
Media prestigjioze shkon edhe më tej, duke u futur në thelbin që kënga përcjell. Ajo vlerëson ‘Nân” për mesazhin e thellë që përcjell te publiku, teksa thekson se këngëtari Alis Kallaçi pushtoi skenën e Wiener Stadthalle me performacën e tij.
“Një këngë me një mesazh, Alis komandon skenën e #Eurovision për Shqipërinë me një performancë emocionale të paharrueshme. Nân, e kënduar nga Alis, ajo tregon historinë e një nëne që qëndron në pragun e derës, duke pritur që fëmija i saj të kthehet në shtëpi nga një vend tjetër.
Është një histori e njohur në vendin e tij, ku që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, rreth 40% e popullsisë ka emigruar për të gjetur një jetë më të mirë”, shkruan BBC./A.D
Lista e plotë e 25 shteteve që do të performojnë në finalen e madhe:
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Suedi: FELICIA – My System
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Kroaci: LELEK – Andromeda
Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
Australia – Delta Goodrem – Eclipse
Bullgaria – Dara – Bangaranga
Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS
Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem
Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA
Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me
Austria-COSMÓ – Tanzschein
Itali- Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Franca- Monroe – Regarde
Mbretëria e Bashkuar- LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Gjermania -Sarah Engels – Fire
