Last Updated on 28/02/2026 by Anisa
Një 71-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e vëllait të tij në Fier.
Pas kontrollit nga policia në banesë autorit iu gjetën dhe sekuestruan fishekë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë”, njofton policia.
