Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, është shprehur se në zgjedhjet e 9 nëntorit do të ketë surpriza.
Gjergji Nika tha se nëse do të ketë një ndërgjegjësim qytetar, Vlora thyhet kollaj.
Nika tha gjithashtu se në garën për Bashkinë e Vlorës mbështetet nga qytetarët, nga demokratët dhe militantët e PD-së, si dhe nga gjithë struktura e Partisë Demokratike.
Ai shtoi po ashtu se ka pasur lojëra dhe presione politike në mënyrë që ai të mos regjistrohej në zgjedhje, por në fund sipas tij, Kolegji Zgjedhor vendosi 5 me 0 që ai të vijonte garën.
“Unë kam një mission për të fituar Bashkinë e Vlorës, nuk kam mision për të thyer as njërin e as tjetrin. Kanë qenë presionet politike që e kanë çuar KQZ dhe KAS në atë vendimmarrje, pasi rasti im ishte i pastër që unë duhe të regjistrohesha duke qenë anëtar i Këshillit Bashkiak.
Lojërat e tyre teknike, por Kolegji Zgjedhor vendosi sot 5 me 0 për të më futur në garë dhe për të vazhduar garën. Unë besoj se Vlora, nëse qytetarët janë të ndërgjegjësuar, mund të thyhet. Në 27 vite Vlorën e kanë drejtuar rreth 15 vite doktorë dhe nuk ka nevojë sërish për një doktor. Vlora ka nevojë për një analizë shumë të thellë’- tha ai. /K.M
