Aktorja e njohur Florence Pugh ka ndarë detaje rreth rolit të saj të ardhshëm në përshtatjen e re televizive të kryeveprës së John Steinbeck, “East of Eden”.
Ajo do të luajë personazhin famëkeq Cathy Ames, të cilën vetë Steinbeck e ka përshkruar si një “monstër” psikologjike.
Për Reuters kandidatja për çmimin Oscar shprehet: “Ajo ende mund të marrë vendime dhe të përballet me pasoja të tmerrshme, por gjithashtu mund të ketë, një kuptim të historisë së saj në të kaluarën që e bën atë ashtu siç është”, tha aktorja Florence Pugh.
Në komentet e saj rreth projektit, Pugh shpjegoi se ky serial nuk do ta shfaqë Cathy-n thjesht si një figurë të keqe sipërfaqësore.
Përkundrazi, përmes këtij personazhi kompleks, seriali do të eksplorojë “përbindëshin” që fshihet brenda vetë natyrës njerëzore, duke e bërë historinë sa të frikshme, aq edhe thellësisht njerëzore.
“East of Eden” është një kryevepër e letërsisë amerikane që eksploron natyrën njerëzore, përplasjen mes të mirës dhe të keqes, si dhe konceptin e vullnetit të lirë. Seriali do të dalë në Netflix të enjten e 1 tetorit./mxh
