Last Updated on 10/12/2024 by adminfjala
SHPETIM LUKU
Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka të bëjë fare me faktin se ky biznes ishtë një klient potencial i munguar i tij apo i kompanive të tjera të sigurimeve. Sepse edhe me këto difekte të mëdha e problematika që ka tregu shqiptar i sigurimeve, sërish grupi SIGAL ku është themelues dhe drejtues Avni Ponari ecën shumë mirë.
Rreth 150 milionë euro prime, mbi 2500 punonjës dhe agjentë sigurimesh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe spektri i gjërë i sigurimeve tregon qartë stadin ku kanë arritur kompanitë e menaxhuara prej tij. Duke qenë ndër grupet më të mëdhenj ekonomike në Shqipëri. Por Avni Ponari “ngacmohet” në situata të tilla nisur nga botëkuptimi i tij prej profesionisti në fushën e sigurimeve, botëkuptim ky i krijuar nga një veprimtari më shumë se 30 vjecare në këtë fushë.
Ai e di mirë rolin e rëndësishëm të sigurimeve si mbrojtje ndaj humbjeve financiare, duke siguruar kompensim për dëmet nga fatkeqësitë natyrore si tërmete, përmbytje, zjarre apo edhe mbulimin e dëmeve nga aksidentet, vjedhjet apo akteve të vandalizmit. Ai e njeh mirë efektin e magjishëm të industrisë së sigurimeve në ofrimin e qetësisë mendore, nëpërmjet eleminimit të stresit financiar të përballimit të kostove të papritura. Ai e di aftësinë e industrisë siguruese për të mbrojtur bizneset dhe individët nga kriza financiare dhe për të ndihmuar në rikuperimin e shpejtë të humbjeve. Duke qenë kështu pjesë thelbësore e një planifikimi financiar afatgjatë.
Ai di gjithashtu mirë rëndësinë e madhe që kanë sigurimet edhe për individin me të papriturat e jetës që i duhet të haset. Mirëpo realiteti shqiptar ofron me bujari të madhe raste kur bizneset vazhdojnë ta injorojnë për të keqen e tyre këtë funksion të rëndësishëm të sigurimeve…