‘Dosja Partizani’/ Avokat Beqiri: Fajësia e Berishës do të thotë 4-12 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat Idajet Beqiri komentoi mbi ‘Dosjen Partizani’ dhe lidhjen e Berishës në këtë çështje ku u shpreh me bindje se Sali Berisha rrezikon 4-12 vite burg.

 Është një proces normal sepse gjyqtarja duhet të dëgjojë të tëra palët. Ajo ka dëgjuar SPAK, për ecurinë dhe provat që ka paraqitur, dëshmitë, aktet zyrtare kështu që çështjen do ta vazhdojë Mbrojtja. Pasi dëgjuan Prokurorinë, janë të detyruara të dëgjojnë Mbrojtjen, u jepet rasti që të kërkojnë gjykim të shkurtuar, por siç ka deklaruar Mbrojtja, Sali Berisha nuk do të kërkoj gjykim të shkurtuar, dhëndri i tij mund ta kërkojë. Do veçohet çështja për Sali Berishën ndaj të cilit do të vazhdojë gjykimi normal. Fajësia e tij do të thotë nga 4-12 vite burg. Të parët do të flasin avokatët dhe më pas gjyqtarja do marri kohën e saj për vendimin.”

Lidhur me qëndrimin e tij personal si avokat dhe njohës i çështjeve ligjore, Beqiri u shpreh se nuk ka shpëtim për Berishën dhe se shqiptarët duhet të rrijnë të qetë pasi ai do marri vendimin e merituar dhe do e shohin në burg.

 Pritja është normale, juridike për ata që janë të kësaj fushe kanë para 333 volumet dhe aktakuzat, cfarë provash ka atje. Janë mijë përqind të bindur që ai ka kryer korrupsion pasiv dhe do dënohen 4-12 vite burg.

E gënjen mendja atë dhe disa që i shkojnë nga mrapa se do i bëjë namin Trump. Berisha grabiti vrau dhe preu për të pasuruar familjen e tij dhe nuk ka kush e mbron, e gënjen mendja dhe ata që i shkojnë nga mrapa dhe i kundërvihen Dumanit.  Të tërë që i shkojnë nga mrapa i ka vënë në lëvizje dhe i thotë shpifni për Dumanin, për ata që e mbështesin reformën. Edhe ankesën që u ka bërë portaleve që po na gjobisin në gjykatë, Sali Berisha thotë ‘Mos çani kokën se i keni të paguara nga unë vetëm vazhdoni ’. Publiku që thotë që nuk flet kot, doli i lirë dhe mund të marrë pushtetin, të jenë të qetë sepse ai do marrë vendimin e merituar dhe shqiptarët do e shohin në burg përjetë.” /e.t

Të fundit

Atentati i dështuar ndaj dy shokëve në Berat, arrestohet një tjetër person që ndihmoi

Një tjetër person që përkrahu dy autorët e atentatit të ndodhur pesë ditë më parë në Berat është arrestuar...

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, ndalohen 4 persona

Katër persona, të dyshuar si autorë të vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, janë ndaluar nga policia e kufirit në Muriqan në...

Rusia pretendon se ka kapur një tjetër qytet kyç në Ukrainë

Rusia pretendon se forcat e saj kanë kapur qytetin në vijën e parë të Kurakhovës në rajonin e Donteskut, në lindje të Ukrainës. Ky qytet...

Media australiane: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima...

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria ka pranuar Certifikatat e Qarkullimit EUR-1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet pjesëmarrëse në Konventë pan-Euro-Mediterriane, njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV