PD kërkon faljen e gjobave për energjinë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria mori nismën për faljën e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat ruale, po ndonëse nga PD cilësohet si veprim që synon “blerjen e votave”, kanë propozuar që të zgjerohet fsha e përfituesve.

Kreu i PD-së Sali Berisha tha dje se partia që drejton do propozonte edhe elementë të tjerë në këtë projektligjtë. “Do kërkojmë në Kuvend faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike.

Gazi ka përgatitur një amendament dhe është dorëzuar në parlament, ne do kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim”, tha ai.

“Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba sepse asnjë gjobë e vendosur mbi atë nen të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti, dhe i garantoj ata që i kanë paguar se qeveria e PD do t’i rikthejë ato gjoba.

Përderisa gjykata e ka gjetur antikushtetues nenin, qindarkë për qindarkë, kushdo që paguar gjobë mbi atë nen, do marrë gjobën mbrapsht”, u shpreh kreu i selisë blu. Dhe këtë do e realizonte nëse PD do merrte pushtetin, edhe me ulje të çmimit, ku ‘që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet’.

Berisha premtoi rroga të lartë, pensione dhe minimum jetik, teksa akuzoi qeverinë për gjendjen ekonomike të vendit.

Të fundit

Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar pothuajse të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës nga...

Instagram prezanton ndryshimin e ri. Do ju pëlqejë shumë!

Instagram po prezanton një veçori për mesazhet direkte, skedulimi i tyre. Ndërsa skedulimi i postimeve dhe Reels është i mundur prej shumë kohësh, mesazhet...

Si të dekorojmë tavolinën për Vitin e Ri, disa truke të veçanta

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka...

Shehaj kërkoi interpelancë/ Balluku: Isha në sallë kur ti merrje raport mjekësor

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballu i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj, pasi ky i fundit pretendonte se ajo nuk ka...

Vonesa e Malajt në seancë, Bardhi: Kuvendi nuk është kafe personale!

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancës seanca për disa minuta për shkak të mungesës së ministrit...

Lajme të tjera

Web TV