Ambasadori Gonzato: SPAK-u, sinonim i suksesit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK-ut, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi Prokurorinë e Posaçme si një element kyç të reformës në drejtësi.

Gonzato tha se SPAK-u është sinonim i suksesit në Shqipëri vetëm në pak vite, pasi ka kryer arritje të mëdha.

Ai deklaroi se SPAK-u është përballur me sfida të shumta, me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe kulturën e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, por theksoi se po jep rezultate në mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pjesë nga fjalimi:

Kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, 5 vjetori i SPAK-ut. Një javë që ka nisur me çeljen e negociatave të grupkapitullit, samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot festojmë këtë element ka të rëndësishëm të reformës në drejtësi që e bëri të mundur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç.

Shumë prej jush keni qenë që prej fillimeve, hapat e para që ka bërë SPAK-u në 2019. Jemi përballur me një shtet që ka luftuar me një kul mosndëshkueshmërie dhe një histori që politika ka me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen. Shohim arritjet deri më tani.

Në aspektin organizativ SPAK-u ka krijuar një struk solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit.

Kanë ndihmuar për të goditur organizatat kriminale në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri vetëm në pak vite. Janë qytetarët shqiptarë  që besojnë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri, kjo është dëshmi e punës suaj të fortë.

Lexo edhe :  Mandarinat me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE/ Reagon ministria e Bujqësië

Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme.

Emërimi i kohëve të fundit i zv.drejtorit të BKH, jo vetëm që përmbush ligjin por hap rrugë për krijimin e policisë gjyqësore që do ndihmojë hetuesit. Së dyti rritja e efikasitetit në hetimet financiare është aspekt i rëndësishëm duke përfshirë bashkëpunimin me sektorin provat, bankat.

SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë.

Ky përforcim i punës që duhet bëtë do risjellë më shumë besimin e publikut tek sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë./   S.M

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV