Kryedemokrati Sali Berisha ka rrëfyer në studion e ‘Debat’ , sesi i kaloi 333 ditët në arrestin e shtëpisë.
Berisha tha se privimi i lirisë ishte identik sikur të ishe në burg, pavarësisht se komoditeti në shtëpi është më i madh.
Ai shtoi gjithashtu se gjatë kohës që ishte në arrest shtëpie kishte vështirësi në komunikim me qytetarët, pasi sipas ish-kryeministrit, partia politike nuk është vetëm zyrë.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Pyetje: Si ishin muajt e arrestit shtëpiak për ju?
Berisha: Një njeri me liri të mohuara dhe kjo përbënte një motiv beteje për mua. Kur narkodiktatori vendosi të fitojë zgjedhjet duke arrestuar kundërshtarët politikë pa asnjë lloj prove, atëherë motivimi është i fuqishëm, por pasojat janë provimi i lirisë. Je në shtëpi apo në burg, kufizimi është thuajse identik sa i takon lirisë. Sepse vendimi ishte edhe më absurd që nuk lejohej asnjë komunikim veçse me familjarët e afërt, që binte në kundërshti me çdo lloj ligji kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pyetje: Cila ishte vështirësia që kaluat?
Berisha: Komunikimi me qytetarët. Partia nuk është zyrë. Duhet takim me qytetarët, takim me strukturat./e.t