SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se ka rezultat, por dhe gabime, të cilat janë konstatuar nga avokatët kur vjen puna në respektimin e të drejtave të njeriut.

“E para, sot ishte 5 vjetori i SPAK, dhe SPAK nuk nënkupton vetëm prokurorinë e Posaçme, por edhe BKH dhe gjykatën Posaçme. Pra janë të tre këtu institucione bashkë që kanë një sfidë për të finalizuar atë që ngre akuzë Prokuroria e Posaçme dhe për të dalë në një vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm”, tha ai.

Ai shtoi se ka disa çështje të nxehta që janë aktualisht në dorë të SPAK, si Enchro Chat dhe Sky ECC. Sipas Karamuços, ka dyshime se janë zbuluar dhe biznesmenë, të cilët kanë komunikuar në këto aplikacione.

“Kanë vajtur shumë lart hetimet, po, kjo është shumë pozitive dhe duhet mbështeti, por si duhet të vijojnë ato? Ka ankesa dhe nga ana e avokatëve se për procedurat, se si ndiqen të drejtat e njeriut. Pra duhet të këtë kujdes, që edhe objektivi kryesor të realizohet, por duke respektuar kushtetutën dhe legjislacionin përkatës, sidomos atë procedural, sepse pa atë do vijë dita që do shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane dhe kur të rrëzohen ,atëherë do kthemi prapë në pikën zero, Me gjithë këto eufori, duhet patur kujdes, që mos të kemi disavantazhe që na vijnë si pasojë e nxitimit dhe ekzaltimit për diçka që po ndodh, një nga çështje e nxehta të SPKA është Sky dhe Enchro Chat, janë dy çështje të mëdha, që ne i kemi parë thjesht në nivel policor, por po shkojnë drejt politikës, por edhe me biznesmenët të caktuar dhe do shikojmë javët dhe muajt në vijim, që nuk do rreshtet së hetuari, dhe së caktuari masa. Janë biznesmenë, që dalin, dhe deri tani nuk provohet dot, pasi ata janë gjithmonë në vetë të tretë, pasi nuk kanë komunikuar drejtpërdrejt, megjithatë do të shikojmë se si do vijohet me këto hetime. SPAK thonë se ne nuk do të ndalojmë, Ne do të ngremë akuzë dhe do kemi masa. Ne do të ngremë akuza edhe në ditën e zgjedhjeve, nëse do ketë një person, i cili do dalë me prova dhe duhet ta çojmë për masë sigurie./e.t

Të fundit

Rama ndan medaljet për nxënësit ekselentë/ Jeni heronjtë e mi! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë...

Reshje dëbore në Korçë, qindra familje pa energji elektrike

Reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut...

Nga dritat e skenës nën mjegullën e internimit, historia e valltares Adivije Alibali

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka sjellë historinë e Adivije Alibalit, një nga valltaret më të njohura të Teatrit Kombëtar...

Balla për mbylljen e Tik Tok/ I qajnë hallin TikTok-ut, po jo viktimave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaron se ndalimi i TikTokut për të paktën një vit në Shqipëri nuk është një...

Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë

Enver Robelli Disa shqiptarë që e quajnë veten “myslimanë të vërtetë” po e manifestojnë lehtësinë e tyre që sulmuesi në Magdeburg të Gjermani nuk doli të jetë...

Lajme të tjera

Web TV