A ishte e vështirë të bëheshin bashkë Rama dhe Kurti? Flet kryetarja e Grupit të LVV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për Klan News në prag të seancës plenare që do të mbahet mes Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë. Ajo ka komentuar mbi atë se çfarë pritet të ndodhë mes dy vendeve në atë çfarë e quan si Kuvend gjithëkombëtar.

“Gjithmonë është kënaqësi e veçantë të jemi bashkë me bashkëpunëtorët dhe kolegët tanë nga Republika e Shqipërisë. Për ne si Legjislaturë e VIII është fat dhe privilegj që të takohemi dy herë në Kuvendin gjithëkombëtar, të Kosovës dhe Shqipërisë dhe natyrisht që tashmë në fundvit, ky takim e ka një mesazh të veçantë për shkak se në Kosovë. Përveçse mbyllim vitin, përfundojmë dhe Legjislaturën e VIII, të parën pas pavarësisë në mandat të plotë. Gjithashtu po fillojmë një fazë të fushatës zgjedhore. Në këtë periudhë kohore është shumë e rëndësishme të reflektojmë dhe të planifikojmë në objektiva konkrete, bashkëpunimin tonë përmes projekteve, të cilat jo vetëm që ua kemi borxh atyre që kanë sakrifikuar për këtë ditë që jetojmë sot në Kosovë dhe në Shqipëri, por edhe gjeneratave që do vijnë para nesh”, tha ajo.

Më tej, Kusari iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me vështirësitë për t’i bërë bashkë dy krerët e qeverive, Edi Ramën dhe Albin Kurtin.

 “Jo aspak. Në fakt ka ardhur në mënyrë shumë proaktive nga dy qeveritë, ideja për këtë takim. Jam shumë e lumtur sepse me të vërtetë po e përmbyllim me një moment solemn, tepër të rëndësishëm por gjithashtu edhe reflektiv, për arsye se edhe në ngecje që janë evidentuar edhe në komunikimet që ndoshta kanë munguar ose nuk kanë qenë ashtu siç e kemi dashur. Tani kemi mundësinë që ti rregullojmë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër të raportit, jo vetëm bashkëpunues por edhe vëllazëror mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Shpenzime të ulëta për festa, shumica më pak se 100 euro

Në fund, Kusari ndau dhe mesazhin me të cilin pritet të fokusohet kjo seancë.

“Varet nga folësi. Për arsye se si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri folësit janë nga pozita dhe opozita dhe besoj se secili ka një perspektivë ndryshe. Edhe pesimisti dhe optimisti gotën e njëjtë e shohin ndryshe”, u shpreh ajo./   S,M

Të fundit

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun....

Koçiu viziton fëmijët e parë të vitit 2025/ Paketa e infertilitetit do jetë falas

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u dha mëngjesin e kësaj të mërkure bonusin dy binjakëve që bekuan të parët vitin 2025. Në spitalin mbretëresha geraldinë...

Filmat më të mirë për vitin 2024

Nga “Inside Out 2” filmi i animuar me më shumë fitime deri tek “Joker 2” që dështoi t’i bëjë përshtypje kritikëve dhe audiencës janë...

“Njerëz dhe fate 3” më shpejt nga se e mendonim, Arben Derhemi zbulon kur nisin xhirimet

“Njerëz dhe fate 3” po “gatuhet” dhe data e nisjes së filmit do të jetë më e afërt nga se e mendonim. Aktori Arben...

Ndodh edhe kjo! Shkencëtarët ndërtojnë syze VR për minjtë

Shkencëtarët kanë ndërtuar syze të vogla VR për minjtë, në mënyrë që ata të mund të studiojnë më mirë se si sillen kafshët. Studiuesit në...

Lajme të tjera

Web TV