Fluks pasagjerësh është shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Raportohet se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, po kthehen për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri
Burime zyrtare bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë më shumë se 6300 shtetas ndërkohë që kanë dalë 2444 shtetas.
Për të përballuar fluksin në rritje të hyrjeve stacioni kufitar i Kapshticës punon në hyrje me 4 sportele dhe dy të tjerë në dalje/K.B