Ikona që rizgjoi Shqipërinë, disfatat dhe rikthimi i Parashqevi Simakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video rastësore apo jo e publikuar nga një televizion amerikan ku shfaqej një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80 Parashqevi Simaku, do të trondiste mbarë opinionin publik shqiptar.

Larg imazhit që ishim mësuar dhe kishim ruajtur në kujtesë për këngëtaren këtë herë ajo do të shfaqej duke marrë ndihma në një nga stacionet e trenit në New York, si e pastrehë.

Ylli i muzikës shfaqej në intervistë, jo ashtu siç do ta dëshironin shqiptarët rikthimin e saj, por si e pastrehë në një qendër vullnetare ku disa fëmijë i japin një çantë me veshje e ndihma.

Artistja ikonë merr pakon e dëgjohet të thotë se është me fat, teksa shumë mirënjohëse nis të shohë pa komplekse se çfarë ka brenda.

“Jemi shumë me fat”, thotë ajo teksa merr pakon.

Pavarësisht moshës, apo pamjes së saj, shqiptarët dalluan zërin e legjendës shqiptare, duke e identifikuar menjëherë.

Vetëm dy ditë më pas ku video e Parashqevi Simakut bëri bujë dhe u kthye në kryefjalë të mediave shqiptare, biznesmeni Elton Ilirjani, së bashku me Elvira Tata, gruan që e gjeti fillimisht, e morën dhe e strehuan në një hotel.

Një ditë më vonë Parashqevi Simaku shfaqet duke darkuar dhe duke kënduar shqip, për të rikthyer në kujtesën e shqiptarëve nostalgjinë e dikurshme.

Ilirjani i cili po përkujdeset gjatë gjithë kohës, për të madhen Parashqevi Simaku, publikon sërish një video të kësaj të fundit ku dukej më e bukur se kurrë ndërsa puthte flamurin kuq e zi.

Ndërkohë pas 8 vitesh, ajo arriti të fliste me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin me kamera.

Pamjet që u transmetuan padyshim ishin sa të dhimbshme aq dhe larg fatit që ne si publik kishim parashikuar për divën e muzikës, me këngën e së cilës shihej si dritë në vitet e hidhura dhe të errëta të komunizmit.

Por kush është Parashqevi Simaku dhe si filloi karriera e saj?

Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale, ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për javën e ardhshme/ Reshje dëbore dhe temperatura të ulëta

Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992.

Në përpjekjet e saj për t’u njohur si artiste edhe në tokë e largët, Parashqevia njeh bashkëshortin e saj të ardhshëm, Robert Nolfe, një kitarist i njohur në tokën e premtuar me të cilin nisi jetën bashkëshortore në Nju Jork.

Pas jetës së re që nisi në Amerikë, këngëtarja më e dashur e shqiptarëve në kohërat më të errëta të komunizmit, u rikthye sërish në tokën e saj, ku aq shumë e donin, në 1997-ën, së bashku me bashkëshortin.

Ajo erdhi për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej.

Pas rikthimit në Amerikë, gjërat nuk shkuan ashtu siç ajo kish ëndërruar.

Thuhet se pësoi hemorragji cerebrale pas divorcit rreth 18 vite më parë, pak kohë pasi solli në jetë djalin që sot është 20 vjeç. Dhe në Amerikë – siç të afërmit tregojnë – e mbajti pikërisht djali, kujdestarinë e të cilit e fitoi ish-bashkëshorti.

Sipas asaj që kanë rrëfyer të afërmit, Parashqevi Simaku besonte se sapo i biri i vogël të mbushte 18 vjeç do të zgjidhte vetë të kthehej në krahët e saj, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Pikërisht kjo disfatë në jetën e saj, e largoi pa gjurmë edhe nga familja. Të afërm të saj e kanë kërkuar prej vitesh, por opinioni i gjerë publik në Shqipëri mësoi për herë të parë më 13 dhjetor për fatin e trishtë të Parashqevi Simakut, nga një video mjaft e shkurtër.

Situata e Parashqevi Simakut, ka ngjallur debate dhe komente të shumta në mbarë opinionin publik, ndërsa personalitetet të cilën e njohin nga afër tregojnë se si nisi karriera e saj, ndërsa shprehën trishtim për shfaqjen e saj në videot e fundit./   S.M

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV