Në vigjilje të Krishtlindjeve/ Kryepiskopi: S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos në vigjilje të Krishtlindjes ka përcjellë mesazhin për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe shqiptarët në përgjithësi.

Kryepiskopi Janullastos thekson se në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, por besimtarët e krishterë që i qëndrojnë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, duhet të bëjnë gjithnjë qëndresë, me gjithë forcat shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa munden.

“Vëllezërit e mi, po jua rikujtoj: S’ka gjë më të bukur sesa të duash, edhe sikur të lodhesh, sado që të vuash. S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash, “në Krishtin” vërtet të duash. “Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Krishtlindje të Bekuara! Me paqe dhe shpresë qoftë Viti i Ri 2025!”, thuhet në mesazhin e Janullatos.

Mesazhi i plotë i Kryepiskopit Anastas Janullatos

 

 

“Perëndia u shfaq në mish”

Mishërimi i Fjalës së Perëndisë, pra: “Fjala u mishërua dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14), vazhdon të mbetet ende një e vërtetë kryesore dhe një bosht i qëndrueshëm i mendimit dhe i jetës së tërë besimtarëve të krishterë. Sikurse e pohojmë me vendosmëri në Simbolin e Besimit, ne besojmë në Jisu Krishtin, “Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara
gjithë shekujve… Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari, dhe u bë njeri”. Sipas shprehjes së mrekullueshme të Athanasit të Madh, “Ai u mishërua, që ne të hyjnizohemi”. Krishtlindja na zbulon dy faza të Planit Hyjnor: Së pari, ardhjen e Birit dhe Fjalës së Perëndisë në historinë e njerëzimit; së dyti,
qëllimin e ardhjes, që është hyjnizimi i njeriut sipas hirit. Gjithashtu, na zbulon se rruga e dashurisë është e vetmja mënyrë për ta bërë të mundur këtë qëllim.

Krishti i mishëruar, i vërteti “Princ i paqes”, nuk “u shfaq në mish” si sundimtar me fuqi, njohje dhe pushtet njerëzor. Perëndia i pafund dhe i paarritshëm mori natyrë të plotë njerëzore, duke theksuar vlerën e pamasë të njeriut. Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja, raca, njohuritë apo aft ësitë e tij, por fakti që është njeri.

Përkufizimi “në mish” përfshin çdo gjë materiale dhe shpirtërore që përbën njeriun. Në Personin e Krishtit, natyra hyjnore dhe natyra njerëzore i bëjnë vend njëra-tjetrës pa u tjetërsuar. Kemi të bëjmë me një Ngjarje që është themeli i zbulesës së krishterë, që mbështet
çdo vlerë dhe propozim të krishterë.

Krishtlindja shpall tërë gëzim se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Jn. 3:16). Madje shpall se Biri i mishëruar i Perëndisë zbulon misterin e Perëndisë Triadik.

Kjo e kremte e madhe Zotërore e Lindjes së Perëndisë e ndriçon zemrën me qetësi, ngushëllim, KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË KRISHTLINDJE 2024 † Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Klerit dhe popullit besimtar Bij fort të shtrenjtë më Zotin, “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16 ) “Ja Krishti lind, lavdërojeni; Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni!”. 2 † Αnastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu, optimizëm dhe bujari.

Lexo edhe :  Do jepte dorëheqjen Kushi në vend të Manastirliut? Ja si përgjigjet ish-ministria

Por, mbi të gjitha, zbulon se Perëndia është dashuri. Dashuria e krishterë nuk është një shpërthim i papërcaktuar emocional, por një qëndrim jete, që shprehet në jetën e përditshme. Është një dritë hyjnore, që ndriçon në tërë qenien. Rrezet e saj i përkufi zon në mënyrë shprehëse apostull Pavli: “Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën.

Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfi timin e saj, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë (1 Kor. 13:4-7).

Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë, nuk është një energji, një urtësi, një fuqi jopersonale, të cilit i afrohesh përmes aft ësive menduese të trurit. Ai është Perëndi personal që dashuron dhe i zbulohet njeriut, i cili ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që e lartëson të gjithë qenien njerëzore. Perëndia, tek i cili kemi mbështetur jetën tonë, nuk e braktisi njerëzimin, të cilin e mundon egoizmi dhe armiqësia. Ai vazhdon të jetë Emanueli, “Perëndia është me ne”, duke i dhënë jetës kuptim dhe përmbushje. Përmes përulësisë, e cila ndërthuret gjithmonë me dashurinë, i kundërvihet krenarisë, rrënjës së përhershme të çdo të keqeje, lakmisë, agresivitetit, konfl ikteve vrastare, përplasjeve shkatërrimtare.

Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi. Kisha nuk kufizohet thjesht në disa reflektime; ajo i kremton këto ngjarje në mënyrë dhoksologjike dhe i shpjegon përmes himneve. “Ja Krishti lind, lavdërojeni. Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhénë, ngrihuni!”. Në këto ditë kremtuese, ne që jemi besimtarë duhet të lartësohemi drejt një jete lavdërimi dhe dashurie.

Vëllezërit e mi, po jua rikujtoj: S’ka gjë më të bukur sesa të duash, edhe sikur të lodhesh, sado që të vuash. S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash, “në Krishtin” vërtet të duash. “Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Krishtlindje të Bekuara! Me paqe dhe shpresë qoftë Viti i Ri 2025!/    S.M

Të fundit

Merr fund makthi i barazimeve, Juve mposht Monzën dhe rikthehet tek fitorja në kampionag

Merr fund makthi i barazimeve! Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 barazimesh radhazi, dhe plot 43...

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të zier dhe darkat stresuese familjare. Me...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

Lajme të tjera

Web TV