“Problem, mbikualifikimi”/ Greqia dhe Italia, dy vendet ku shqiptarët emigrojnë më shpesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, kanë emigrantë të mbikualifikuar.

Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat e integrimit të migrantëve në shtetet e Bashkimit Europian.

Greqia, është shteti që ka normën më të lartë të emigrantëve të mbikualifikuar në Europë, me rreth 70% të tyre, që duket se bëjnë një punë të një niveli më të ulët sesa ata kanë kualifikimin.

Ky shtet ka dhe diferencën më të lartë mes mbikualifikimit të emigrantëve dhe qytetarëve të vet. Më pak se 30% e qytetarëve grekë vlerësohen si të mbikualifikuar për punët që bëjnë. Në Greqi, Shqipëria është komuniteti i parë ma i madh i emigrantëve, sipas të dhënave zyrtare. Mbikualifikimi i emigrantëve në Greqi është shumë më i lartë sesa mesatarja e tyre në Bashkimin Europoian, prej rreth 40%.

E njëjta tendencë është dhe në Itali, ku rreth 64% e emigrantëve vlerësohet të mbikualifikuar, ndërsa vetëm rreth 20% e italianëve konsiderohen të tillë. Në Itali, shqiptarët janë komuniteti i dytë i huaj më i madh, pas rumunëve.

 

Sipas Eurostat, ndër të gjitha vendet e BE-së me të dhëna të besueshme, normat më të larta të mbikualifikimit të vërejtura në vitin 2023 ishin në Greqi (69,6%) dhe Itali (64,1%), të dyja për shtetasit jo të BE-së. Në të kundërt, shkalla më e ulët ishte në Luksemburg për qytetarët e një vendi tjetër të BE-së (5,6%).

Italia dhe Greqia ishin gjithashtu vendet me hendekun më të madh midis shtetasve të BE-së dhe atyre jo të BE-së. Në Itali, ku diferenca ishte më e madhe, vlera minimale e vërejtur për shtetasit ishte nën mesataren e BE-së (20,0% kundrejt 20,8%), ndërsa vlera maksimale e vërejtur për shtetasit jashtë BE-së ishte shumë mbi të (64,1% kundrejt 39,4%). Në Greqi, norma të larta mbi mesataren e BE-së u vunë re si për shtetasit (31,1%) ashtu edhe për shtetasit jo-BE (69,6%).

Lexo edhe :  Presidenti Begaj në Mirditë: Formalizohet binjakëzimi me komunën arbëreshe

Njerëzit kanë nevojë për aftësi dhe kualifikime për të marrë pjesë me sukses në fuqinë punëtore, thotë Eurostat. Të dhënat për kualifikimet, të matura me nivelin më të lartë të arritjeve arsimore, janë një tregues i rëndësishëm i aftësive të ofruara në tregun e punës. Arsimi i lartë në përgjithësi shoqërohet me perspektiva më të mira punësimi.

Personat me arsim të lartë, të cilët janë shtetas të huaj ose të lindur jashtë kishin një situatë më pak të favorshme punësimi gjatë periudhës 2014-2023, vëren Eurostat. Krahasuar me individët ose shtetasit e lindur në vend, ka më shumë gjasa që kualifikimet e tyre formale të mos përdoren plotësisht në tregun e punës.

Dallimet midis shtetasve dhe jo shtetasve, megjithatë, janë ngushtuar, vëren Eurostat: ndërsa norma për shtetasit mbeti relativisht e qëndrueshme (nga 20,7% në 2014 në 20,8% në 2023), shkalla për shtetasit jo-BE u ul nga 45,9% në 2014 në 39,4% në vitin 2023.

Të paktën 920 mijë shqiptarë jetojnë në vendet e BE-së

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, nga viti 2008 deri në 2023-n, shtetet e Bashkimit Europian kanë dhënë rreth 920 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.

Numri më i madh i lejeve është dhënë nga Italia, me rreth 445 mijë.

Në vend të dytë është Greqia, me 284 mijë leje gjithsej.

Të dy këto shtete kanë dhënë gjithsej rreth 80% të lejeve të akorduara për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së për peruidhën 2008-2023./Monitor

Të fundit

Tensione te Pallati me Shigjeta, policia përplaset me protestuesit

Tirana është përfshirë në kaos pasditen e sotme. Prej orës 17:00 opozita po mban protestë duke bllokuar nyjet kryesore...

Berisha lë rrugën e Elbasanit, i bashkohet protestuesve te Bashkia e Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi për disa minuta në protestën tek rruga e Elbasanit. Ndërkohë, Berisha lëvizi drejt pikave të tjera, konkretisht te protesta te...

Dëbora “paralizon” Rrugën e Arbrit, bllokohen qindra automjete, mes tyre edhe…

Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në bypassin...

Çfarë e tremb Saliun? Kreu i PD më shumë truporja pas vetes sesa protestues

Sali Berisha k zbritur sot pas gati një vit në terren. Opozita vendosi të bllokojë rrugët në kryeqytet dhe Berisha u është bashkuar protestuesve...

Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës

Nga Ylli Pata Të dielën në Beograd u zhvillua një nga mitingjet më të mëdha të opozitës serbe, një një nga sheshet e kryeqytetit, sheshin...

Lajme të tjera

Web TV