Çokollata e Dubait e dëmshme për shëndetin! Ja çfarë zbuluan analizat nga laboratori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çokollata e famshme “Dubai”, e cila shkaktoi radhë të gjata muajin e kaluar, është tashmë në qendër të një polemike. Sipas testeve të kryera në Gjermani, ky produkt mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

E shpikur në Emiratet e Bashkuara Arabe, çokollata e Dubait është e famshme për mbushjen e saj me pistakio. Megjithatë, çdo trend duket se ka anën e saj negative dhe kjo çokollatë nuk bën përjashtim.

Analizat e kryera nga laboratori kimik dhe veterinar në Shtutgart, Baden-Ëürttemberg, zbuluan rezultate shqetësuese. E importuar nga vende të ndryshme, ky produkt mund të mos përmbajë gjithmonë atë që reklamohet në paketim. Ky informacion është transmetuar nga disa media gjermane.

Çokollata e Dubait: një “mashtrim i dukshëm”

Laboratori denoncoi në raportin e tij një “rast të hapur mashtrimi ndaj konsumatorëve”. Në pesë mostra nga Emiratet, analizat zbuluan praninë e yndyrave të huaja në vend të çokollatës së vërtetë.

Sa i përket tre mostrave nga Türqia, ato përmbanin susam të padeklaruar, një problem serioz për ata që vuajnë nga alergjitë. Për më tepër, pothuajse të gjitha mostrat që përdornin ngjyra artificiale u duk se përpiqeshin të maskonin cilësinë e dobët të përbërësve.

Ministri përgjegjës për çështjet e konsumatorit në Gjermani dënoi ashpër këto praktika:

“Kjo nuk është e pranueshme. Nëse produkti quhet “Dubai çokollatë”, ai duhet të përmbajë çokollatë të vërtetë, pa falsifikim apo kontaminim“, tha ministri.

Përballë gjetjeve të testit që zbulonin alergjenë, ngjyra, yndyrna të huaja dhe papastërti të tjera, u lançua një program i veçantë për të ekzaminuar tërësisht çokollatën e Dubait në të gjithë Baden-Ëürttemberg.

Testet duhet të përfshijnë edhe analizat e kremit të pistakios që përdoret në çokollatë. Në një kontroll të rastësishëm, një mbushje me pistakio u zbulua se kishte nivele të larta të mykut toksik, duke përfshirë aflatoksinat, të cilat dihet se shkaktojnë dëme serioze të mëlçisë.

Lexo edhe :  Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, djeg dhjamin edhe kur rini ulur

Në pritje të rezultateve përfundimtare, çokollatat e importuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia janë tërhequr nga tregu. Megjithatë, autoritetet nuk kanë specifikuar, se cilët prodhues janë prekur nga këto anomali./   S,M

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV