Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë të Shqipërisë. Në fjalën e tij Rama u tha nxënësve se nuk dëshironte t’ju jepte këshilla, pasi ai vetë në atë mosha nuk i ka pasur dëshirë ato.
‘Kemi 188 medalje për të ndarë. Nuk po e hap dosjen ku kam fjalimin. Ju premtoj nuk do jap asnjë këshillë. E kujtoj kohë n kur kam qenë sa ju dhe kur gjendesh nën bombardimin e prindërve flisja me vete dhe thosha betohu që kurrë nuk do e harrosh se kur të bëhesh si këta nuk do bësh si këta dhe nuk do japësh këshilla të pakërkuara. Do përsëris të njëjtën gjë që më vjen natyrshëm sa herë kam nderin e veçantë të jem për shkak të detyrës në këtë ceremoni. Është nder i veçantë dhe besojeni këtë. Të jepet mundësia të kesh të mbledhur para 4 mureve të gjithë ajkën e ekselencës dhe të kesh fatin që ti shoh më sy të gjithë heronjtë e një kohe kur nuk është e lehtë të jesh hero pozitiv. Kur hapësira e komunikimit falë edhe rrjeteve sociale e mbushur me heronj negativ.’
Rama u tha nxënësve ekselentë se ata janë heronj për të, pasi janë shëmbëlltyra e një suksesi të gjatë duke kaluar plot sfida dhe vështirësi.
‘Çka do përsëris, është që jam i bindur se ndër ju ka vajza djem të cilët janë rritur në familje me halle. Jam i bindur se ndër ju ka vajza dhe djem që mund të kenë vetëm njërin nga prindërit në punë. Jam i bindur se i kanë marrë të gjitha 10-tat duke pasur edhe alternativën për të gjetur pa asnjë vështirësi të gjitha justifikime të mundshme për të mos qëndruar në majë. Ka që mund të kenë nevojë të ecin çdo mëngjes gjatë në këmbë për të shkuar në shkollë. Dhe pastaj të ecin gjatë për tu kthyer.
Por ja që pavarësisht vështirësive, mundësisë për të thënë se nuk e bëj dot këtë punë. Ju keni zgjedhur rrugën më të vështirë. Keni zgjedhur ti sfidoni të gjitha vështirësitë me të cilat jeni hasur jo për fajin tuaj. Sot jeni këtu si shëmbëlltyra e suksesit të gjatë. Nuk është një provim, një jetë e tërë në shkollë. Një jetë e tërë duke ngjitur të përpjetën që ju ka bërë që sot të jeni në majë dhe të tjera janë para jush për tu ngjitur. Për këtë arsye jeni heronj për mua.’/E.T