Kolesteroli i Janarit, çfarë duhet të hani për ta eleminuar në 3 ditë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E keni ekzagjeruar me ushqimet gjatë festave të fund vitit dhe vijimit të ngënies me tepri gjatë këtij muaji?

Ndiqni këshillat për të zbuluar se çfarë mund të bëni për të ulur tensionin dhe kolesterolin.

Mes përsheshit, mishit të gjelit të detit, bakllavasë apo dhe sallatës ruse, në fundvit dhe javët e para të vitit pasues, organizmi pëson një rëndesë.

Organi që preket direkt nga një prishje e tillë në rutinën e ushqimit është zemra në formën e rritjes së nivelit të kolesterolit.

Nëse keni vënë re një çekuilibrim të tensionit, kjo shenjë vjen si pasojë e rritjes së nivelit të kolesterolit.

Duke qenë se kolesteroli bllokon arteriet, gjaku që qarkullon në to ka një presion më të lartë, dhe kështu dëmtohet zemra.

Si të hani ushqimet më të mira për të ulur kolesterolin

Në mëngjes

250 gr fruta të stinës,

Drithëra të ndryshme të shoqëruara me një gotë qumësht, ose mund të përdorni kosin, i cili është produkti më i mirë për të ulur tensionin e lartë.

Mes mëngjesit dhe drekës

Një biskotë me drithëra integrale, kos dhe tre-katër arra.

Në drekë

Nëse mundeni, përpiquni të shmangi karbohidratet.

Duke thënë këtë ju japim tre mundësi zgjedhjeje:

Një pjatë me perime të ziera, vezë dhe bishtajore.

Një porcion me mish të bardhë (pulë apo peshk) dhe perime të ndryshme si kungulleshka apo patëllxhanë.

Peshk i gatuar në avull me oriz, mundësisht integral i shoqëruar me perime në avull.

Si ëmbëlsirë

Një filxhan me mollë ose fruta të prera të pjekura në furrë.

Përpara se të flini

Gjatë mbrëmjes, përpara se të flini mund të konsumoni një gotë me qumësht pa yndyrë me një lugë mjaltë mundësisht gështenje.

Lexo edhe :  WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Kjo pije arrin të pastrojë mbetjet yndyrore nga enët e gjakut si dhe nxit prodhimin e kolesterolit të mirë.

Pra përveç se ju siguron një gjumë të rehatshëm, ky kombinim ju mbron arteriet dhe zemrën. /AgroWeb.org /   S,M

Të fundit

Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi...

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Aboneja për pensionistët, Veliaj: “Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët; U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve” Nga 1 janari...

Pensionet në Shqipëri/ Ndryshon mosha e daljes në pension nga janari për gratë

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 8 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma...

Çfarë parashikon Plani i ri/ Shqiptarët nuk do të lejohen të përdorin makinat çdo ditë!

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes...

Kaloritë e shtuara gjatë festave, regjimi ushqimor i rekomanduar nga nutricionistja

Shtrimi i tryezës për festën e Vitit të Ri përbën një bum kalorish të mara brenda një nate. Kjo sasi e shumëllojshme, përfshi edhe...

Lajme të tjera

Web TV