“PS, e vetmja parti që lufton për të bërë shtet”, Rama iu përgjigjet komentuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sa i përket drejtësisë, ka një diskutim të vazhdueshëm dhe të pakuptueshëm për mua që jo u fut ky apo ai në burg. Këto faturohen si faje apo si përgjegjësi apo e metë e PS. Pa PS dhe vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh, që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik dhe të veprojë se pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.Nuk ka ndodhur që nga 1912 që të ketë një person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vënë para drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për persona të lidhur me pushtetin politik në komunizëm apo si Fatos Nano që u dënua nga një gjykatë politike. Po flasim për institucione të pavarësuara. Kjo është arritje historike e PS. Nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që lufton përditë për të bërë shtet. PS komuniteti më i madh politik i shqiptarëve dhe si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka njerëz që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo më rrugës së partisë. Thënë të gjitha këto, sot nuk ka më shumë korrupsion, por ka më pak. Shqipëria nuk do të ishte e para në rajon dhe me diferencë pikësh. Të krahasosh Shqipërinë sot me para një dekade duhet të pranosh se i ke vënë drynin memories dhe praktikisht nuk ke asnjë interes për të vërtetën.”, u shpreh Rama./k.k

Të fundit

Këshilli i Ambasadorëve organizon seminarin për Dialogun me OJF-të

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka zhvilluar seminarin e dytë mbi Dialogun me Organizatat e Shoqërisë Civile për Ndryshim në...

Juve-Inter gjykohet nga Mariani, me të ka pasur vetëm barazime

Do të jetë Mauricio Mariani arbitri i “Derbit të Italisë” mes Juventusit dhe Interit, programuar më 16 shkurt në Torino. Për gjyqtarin pritet të jetë...

Vrasjet e Berishës më 21 janar s’janë asgjë para fustaneve të Ajolës…!

Jakin Marena Arrestimi me urdhër të SPAK i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sjellë një reagim të fortë nga radhët e mazhorancës socialiste...

VIDEO/ Makina mori përpara turmën e njerëzve, të paktën 28 të plagosur

Një 24-vjeçar, azilant nga Afganistani është personi që mori përpara një grup protestuesish në Mynih, duke shkaktuar të paktën 28 të plagosur. Ndërsa një fëmijë...

FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një daljeje të martën në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV