Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mori pjesë sot në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira me temë “Solidariteti Urban në kohë të trazuara: Zgjidhje të Qëndrueshme për Konfliktet dhe Kërcënimet Globale”, ku të pranishëm ishin kryebashkiakë të rëndësishëm nga e gjithë bota, të cilët diskutuan për sigurinë e qyteteve në kohë krizash, migracioni, qëndrueshmëria urbane, etj.
Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur urbanizimin e qytetit duke përshtatur një legjislacion bashkëkohor, ndërsa qytetet janë e po bëhen njëkohësisht sfidantët e parë, inkubatorët e rritjes ekonomike e sociale, përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që favorizon e mbështet platformat e bashkëpunimit.