“Sistemi i pensioneve në Shqipëri drejt një reforme të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me vështirësi të shumta, që burojnë nga informaliteti në tregun e punës, migrimi dhe plakja e shpejtë e popullatës. Afro një dekadë pas reformës së parë në sistemin e pensioneve, autoritetet në Tiranë po përgatitin një reformim të dytë të këtij sistemi, për të zbutur diferencat mes pensioneve dhe për të çuar tek të moshuarit më shumë fonde prej rritjes ekonomike. Një përfaqësuese e Bankës Botërore tha sot gjatë një konference ndërkombëtare se migrimi dhe informaliteti janë në shkallë të lartë, ndërsa pensionet cënohen nga mosdeklarimi i saktë i të ardhurave.

Raporti i pensionistëve me punonjësit aktivë në Shqipëri është aktualisht 1 me 1.19, çka përbën një nga treguesit më domethënës të situatës së vështirë në këtë fushë.

Gjatë këtyre 10 vjetëve të reformës në pensione numri i kontribuesve u rrit me 50 për qind, ndërsa sistemi vuan nga boshllëqet e mospagimit të sigurimeve, nga puna në të zezë, nga papunësia periodike gjatë tranzicionit 1990-2013, si dhe pensionimi i parakohshëm i një morie punonjësish nga industritë e regjimit komunist.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoshing Ju, tha se ndryshimet në politikën e pensioneve do të ndikojnë në të gjtihë popullatën, por ato do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën dhe e mbështet atë.

“Migrimi në shkallë të lartë, informaliteti në shkallë të lartë, nëndeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe detyrimet mbi pensionet. Ne së bashku do të punojmë për përmirësuar disa mekanizma të sistemit të pensioneve për të shmangur problemet në të ardhmen”, tha zonja Ju e Bankës Botërore.

Ajo tha se ngritja e pensioneve pa u balancuar me kontributet do të shkaktojë kosto për shoqërinë, ndërsa theksoi se pensionet private nevojitet të kenë një rol plotësues, duhet të jenë shtesë dhe jo zëvendësues të sistemit të pensioneve.

Lexo edhe :  Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Aktualisht pensionet e qytetarëve me të njëjtat parametra pas vitit 2014 kur nisi reforma janë shumë më të larta se sa pensionet e atyre para vitit 2014, të cilët vuajnë efektet e skemës pararendëse, ndërsa kryeministri Rama theksoi se zbutja e kësaj diference është një nga qëllimet e reformës së dytë.

“Sistemi ishte një sistem asistence, nuk ishte një sistem kontributiv dhe kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, por sidoqoftë në gjithë këtë proces mbylljeje, vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë”, tha zoti Rama.

Autoritetet shqiptare dhe ekspertët ndërkombëtarë e cilësuan këtë reformë të dytë në sistemin e pensioneve si një sfidë që lidhet me tregun e punës, me informalitetin e pagave dhe investimet, me lindshmërinë e ulët dhe migracionin, me kushtet dhe kostot e jetesës. Zoti Rama tha se paralelisht me reformën, pensionistët marrin edhe bonuset që dalin nga rritja ekonomike.

“Duam që këto bonuse të vazhdojnë dhe që pensionistët të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes, ndërkohë paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve, duam që të bëjmë një akselerim pa prishur në asnjë mënyrë themelet që ka sistemi”, tha zoti Rama.

Më shumë se një e treta e punonjësve në Shqipëri nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Një pjesë tjetër paguajnë sigurime të ulëta bazuar në paga të ulëta ose vetëdeklaruar të ulëta, duke ndikuar tek pensione të ulëta për të tjerët dhe për veten e tyre.

Skema e pensioneve në Shqipëri vazhdon të përballet me presione të vazhdueshme prej zhvillimeve demografike si plakja e popullsisë, migrimi, rënia e lindjeve si dhe rritja e jetëgjatësisë dhe i popullatës në moshë pensioni./VOA/    ,SM

Të fundit

“Na e kanë keqkuptuar heshtjen”, Rama për Veliajn: Një kryeqytet i tërë u la pa kryetar

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se nga sot nuk do...

“Ngrin” paundi dhe euro, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 11 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.4 lekë dhe shitet me 96.7 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar

Kryeministri Edi Rama shprehu dje bindjen se “11 maji do të jetë një votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët...

Livja mesazh Mevlanit: E di që më do, dhe unë të dua!

Livja ka rikthyer sërish në vëmendje raportin e saj me Mevlanin, një histori dashurie që ka ngelur pezull. Ka qenë Mevlani cili i nisi një...

“Sy m’Sy” lidhur me dje, sot e nesër”, flet për herë të parë Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë lidhur me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën e tij të “Sy më...

Lajme të tjera

Web TV