Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier Cremades, avokat, kryetar i Shoqatës Botërore të Juristëve (WJA) dhe kryetar i firmës ligjore Cremades & Calvo – Sotelo, në njohje të kontributit të tij të shquar për promovimin ndërkombëtar të Spanjës dhe komunitetit ligjor spanjoll.

Javier Cremades është spanjolli i parë që drejton Shoqatën Botërore të Juristëve. Në këtë rol, ai ka luajtur një rol kyç në promovimin e shtetit të së drejtës në shkallë globale. Po ashtu, ai ka udhëhequr në mënyrë aktive organizimin e ngjarjeve të dedikuara këtij qëllimi, siç është Kongresi Botëror i Ligjit, duke e konsoliduar kështu Spanjën si një pikë referimi ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Në kuadër të ceremonive për akordimin e këtij çmimi është zhvilluar një audiencë me Mbretin e Spanjës, Madhërinë e Tij, Felipe VI.

Gjatë audiencës është nënshkruar në një ceremoni të posaçme marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, për të mbledhur së bashku ekspertë nga e gjithë bota, si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave demokratike të shtetit të së drejtës.

Po ashtu, ceremonia e dhënies së çmimit është përshëndetur edhe nga Stephan Harbarth, kryetar i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane, si dhe nga figura të tjera të shquara nga fusha juridike, biznesi dhe kultura.

Në fjalën e saj për këtë rast, Zaçaj duke shprehur mirënjohjen dhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar për të mirëpritur dy Kongrese shumë të rëndësishme për drejtësinë europiane dhe botërore në vitin 2027 – Kongresin e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane dhe Kongresin Botëror të Ligjit 2027 – tha se të dyja këto kongrese do të shënojnë jo vetëm një gur kyç në rrugëtimin e vendit tonë, por do të shërbejnë edhe si një platformë e dialogut ndërkombëtar për ligjin dhe drejtësinë/    S,M

Të fundit

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon BE

Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. “Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit...

Caktohet data/ Më 1 mars PD zhvillon primaret për listën e kandidatëve të deputetëve

Primaret në Partinë Demokratike që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë të PD do të mbahen më 1 mars. Ato do të zhvillohen në rang...

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë, në pranga 19 persona

Prokuroria publike e Brukselit ka shkatërruar një bandë shqiptare të drogës që operonte me plantacione marijuane në të gjithë vendin. Në më shumë se...

“NATO duhet të jetë një forcë vdekjeprurëse”, shefi i Pentagonit zbret në Europë

“NATO duhet të jetë një forcë edhe më vdekjeprurëse”. Kështu është shprehur Sekretari i ri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth në vizitën...

Pritet nisja e turneut të ardhshëm, Beyonces i ndodh e papritura

Biletat për turneun e ardhshëm të Beyonce “Cowboy Carter” do të dalin në shitje së shpejti. Shitja do të fillojë në mesditë dhe kërkesa e...

Lajme të tjera

Web TV