Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen e djeshme (09 shkurt) që është ndjerë edhe në Athinë. Siç shkruajnë mediat greke, ekspertët rekomandojnë të paktën dy javë pritje për të bërë një parashikim më të saktë mbi ecurinë e fenomenit sizmik në Santorini. Fillimisht u ngritën tre skenarë për zhvillimin e situatës, me më të pafavorshmin që parashikonte një tërmet deri në 6 ballë si pjesë e një sekuence parasizmike.

Sipas Athanasios Gana, drejtor i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Athinës, skenari më i mundshëm është se kemi të bëjmë me një seri tërmetesh të pavarura, jo me një tërmet të madh të ardhshëm. Aktiviteti është zhvendosur tashmë në Anhidra dhe ka shenja dobësimi. Presidenti i OASP-së dhe profesori i Gjeologjisë Efthimios Lekkas, duke përshkruar tre skenarët se çfarë mund të ndodhë, vuri në dukje se në të parën fenomeni do të vazhdojë deri në përfundimin e ciklit të tij, me aktivitet sizmik të së njëjtës magnitudë, me dridhje mesatare. E dyta është lehtësimi i presionit “me një tërmet 5,5-5,7 ballë, që nuk do të shkaktojë dëme”.

Dhe e treta, së cilës ai i jep probabilitetin më të vogël, është që do të ketë një tërmet maksimal 6 të shkallës Rihter. Megjithëse skenari më i keq përfshin një tërmet mbi 6.5 ballë ose një shpërthim të vullkanit Santorini apo Columbo, shumica e ekspertëve e konsiderojnë këtë shumë të pamundur. Ata theksojnë se aktiviteti sizmik është ende larg nga lëkundjet që shkaktuan tërmetin katastrofik të vitit 1956 me magnitudë 7.8 Rihter. Profesoresha e Oqeanografisë Gjeologjike, Evi Nomikou, ka kërkuar që të shmangen spekulimet për një shpërthim vullkanik, duke theksuar se duhet të fokusohemi te aktiviteti sizmik aktual.

Lexo edhe :  Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Kur pritet fundi i aktivitetit të lëkundjeve sizmike?

Shkencëtarët ende nuk mund të japin një datë të saktë për përfundimin e këtij fenomeni, por ka shenja që ai po stabilizohet. Kostas Papazachos sugjeron se situata mund të qetësohet brenda javës së ardhshme, ndërsa drejtori i Institutit Gjeodinamik, Vasilis Karastathis, thotë se jemi në një fazë stabiliteti. Në pritje të një situate më të qartë, ekspertët këshillojnë qytetarët të qëndrojnë të qetë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./    S,M

Të fundit

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund të shkaktojë probleme Rekomandimet verore, si...

1915 – Shtetet e Bashkuara nisin një okupim 20-vjeçar të Haitit

Më 28 korrik 1915, trupat e marinës amerikane zbarkuan në Haiti, duke nisur një pushtim ushtarak që do të zgjaste dy dekada, deri në...

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

Eduard Zaloshnja Më 2022 u regjistruan në Shqipëri 7.5 milionë hyrje me pasaporta të huaja (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) - një rritje prej 17.7%, krahasuar me vitin para pandemisë...

Lajme të tjera

Web TV