Shën Valentini po afron/ Ja shenjat që do festojnë një 14 shkurt të paharrueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na ndajnë fare pak ditë nga Shën Valentini, dita e të dashuruarve, dhuratave e argëtimit. Sipas astrologes Meri Shehu, tre shenja të Horoskopit do kalojnë një 14-shkurt të pa harrueshëm. E ftuar tek ‘Rudina’, si çdo fillim jave, Meri tha se shenjat e ujit kryesisht, do të kenë shumë fat dhe argëtim këtë Shën Valentin.

Meri Shehu: Kjo javë ka filluar vrullshëm sepse Mërkuri nga Ujori bën një katërkëndësh shumë të fuqishëm me Uranin në Dem. Dita e sotme (10 shkurt) dhe e nesërme sjell lajme të papritura, shpërthyese, diskutime, debate, në komunikim do të ketë pak rrëmujë dhe surpriza që disa njerëz do t’i revoltojnë ose nervozojnë.

Ata që duhet të kenë më shumë kujdes në këtë periudhë nga kjo çështje e revoltimit ose surprizimit, janë pikërisht Ujorët, Luanët, Demët dhe Akrepët. Edhe me mjetet e komunikimit do të jetë shumë intensive, do të dëgjojmë shumë gjëra këto dy ditë sepse Urani ka të bëjë shumë me televizionet, me mesazhet elektronike ose vizive.

Kjo është edhe java e hënës së plotë në Luan. Është një hënë e plotë shumë e fuqishme në 10-ditëshin e tretë të Luanit. Do të kapë sërish 4 shenjat e qëndrueshme që do të marrin një guxim të fuqishëm për të thënë gjëra, për të deklaruar ndjenja, situata, për të bashkëpunuar fuqishëm ose për të bërë një ndryshim që deri tani s’kanë mundur ose të marrin një risk. Kjo ka të bëjë me karrierën, familjen, bashkëpunimet, martesën.

Afërdita është në shenjën e Dashit, kështu që këta s’do t’i lënë dot flirtet pa u prekur e ngacmuar, rrjedhimisht edhe Shigjetarët e Luanët. Luanët do ta kenë pak më të vështirë sepse Mërkuri hyn në Peshk dhe u jep situata të çuditshme Luanëve e Ujorëve në disa aspekte të caktuara.

Lexo edhe :  Xheli i ngrirë i aloe verës, pse duhet ta përdorni për shëndetin

Vazhdon Marsi i kundërt në Gaforre dhe shumë çështje familjare do të ndikojnë e do të duken. Prapaskena këto dy ditë do të kenë Shigjetarët, Virgjëreshat, Binjakët, Peshqit, kryesisht në çështje pune dhe do të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm deri nesër (11 shkurt).

Në datën 14 shkurt futet Mërkuri, planeti i komunikimit dhe shprehjes së ndjenjave dhe emocioneve në shenjën e Peshqve.

Kjo do të thotë që ka romantizëm, ndjenjë, pasion, utopi, është një kompleksitet situatash por do të ndikojë shumë fuqishëm dhe bukur te Akrepët, Gaforret dhe Peshqit.

Këto shenja në datën 14 do të kenë mundësi të dalin, argëtohen, komunikojnë dhe të kenë nevojën të diskutojnë me dikë.

Kjo e tërheq energjinë dhe je më pranë realizimit të një takimi të mirë, një kontakti ose suksesi. Pavarësisht se zjarri qëndron te shenjat që përfaqëson, aty sjell si një lloj flirti, jemi në qendër të vëmendjes por nuk e dimë a e marrim guximin të themi ose bëjmë gjëra.

Ata që do ta kenë më shumë vëmendjen për të thënë gjëra, për të qenë në mes të komunikimit dhe për të realizuar mbrëmje të këndshme ose dhurata, situata të bukura do të jenë shenjat e ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit me Mërkuri që futet e i ëmbëlson. Kjo nuk do të thotë që ngelen jashtë loje Virgjëreshat, Shigjetarët e Binjakët që do të kenë tendencën e komunikimit ose do të duan të jenë në një relacion, të shprehin ose të bëjnë një dhuratë./     S,M

Të fundit

As zogj, as zvarranikë! Kjo është qenia që i mbijetoi meteorit&shpërthimit bërthamor

Shpesh është një fenomen shumë i vështirë për t’u shpjeguar, pasi studiuesit ndeshen me raste kur qëndrueshmëria e qenieve të gjalla...

Netanyahu lëshon ultimatum ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas një takim katërorësh të kabinetit më herët sot në përgjigje të Hamasit, deklaroi se nuk do të lironte më...

‘Unë jam me Erionin’,deputeti i del në mbrojtje Veliajt:Nuk mund ta trajtojnë si kriminel

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me hashtagun “Me Erionin”, ai shprehet se dikush...

Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e...

Qarku me shifrat më të larta, prefektja e Shkodrës sfidë kultivuesve të kanabisit

Shkodra vazhdon që të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të rasteve të kultivimit të kanabisit. Për këtë arsye prefektja e qarkut të...

Lajme të tjera

Web TV