‘Ndalo takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë’, Qëndresa Qytetare kërkesë KQZ-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndresa Qytetare i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të ndaluar një takim të planifikuar të Kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës pasditen e sotme. Sipas organizatës, takimi është i organizuar në mënyrë të detyruar dhe përfshin gjithë administratën e Bashkisë, me secilën drejtori përgjegjëse për pjesëmarrjen e stafit të saj.

Në argumentimin e saj, Qëndresa Qytetare thekson se ky takim konsiderohet si një veprimtari publike, sipas nenit 92 të Kodit Zgjedhor, pasi organizohet nga Kryeministri, zhvillohet në periudhën katërmujore të parashikuar nga ligji, dhe është i hapur për publikun dhe mediat. Organizata pretendon se Kryeministria nuk e ka raportuar këtë aktivitet në ndërfaqen e raportimeve NRI, duke shkelur kështu detyrimet ligjore.

Nga verifikimet e organizatës, Kryeministria ka raportuar vetëm dy aktivitete publike për datën 20 shkurt 2025: inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë në QSUT dhe hapjen e eventit “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Për këtë arsye, Qëndresa Qytetare i kërkon KQZ-së të ndërhyjë për të ndaluar zhvillimin e takimit të Kryeministrit me punonjësit e Bashkisë Tiranë, duke e konsideruar atë në kundërshtim me rregullat e fushatës zgjedhore./    S,M

Të fundit

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 22 shkurt 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.3...

Nesër Gjermania voton për Bundestagun e ri, ja cilat janë risitë e procesit

Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgjedhjet janë të veçanta sepse testojnë për herë të parë reformën e kodit zgjedhor....

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e...

Spiralja e largimit të mjekëve, 40% e buzave të bardha duan të emigrojnë

Potenciali natyror i Shqipërisë, me gjeografi të pasur dhe klimë të mrekullueshme mesdhetare, i kombinuar me rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës, duket se...

Lajme të tjera

Web TV