Nis takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej. Në këtë takim marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë.

Takimi u hap me fjalimin e kryetares së Komanduar, Anuela Ristani e cila i uroi kryeministrit Edi Rama rikthim të mbarë në “skuadrën e Tironës”.

Gjatë fjalës hapëse në takimin me punonjësit e bashkisë Tiranë, ajo evidentoi punët që do të vijojnë të bëhen në kryeqytet, nga ndërtimi i shkollave te depot e ujit.

“Do të vijojmë këtë vit me shkollat që nuk kanë ekzistuar më përpara me Astir, Yzberisht dhe Selitë. Më pas do të vazhdojmë me konviktet e Qytet Studentit. Puna jonë për lëvizshmërinë nuk ka mbaruar, do vijojmë me korsinë e biccikleta. Do vijojmë me pedonalen dhe stimulimin e të ecurit. Puna do të vijojë dhe për depot e ujit dhe krijimin e pesë prej tyre.

Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia jonë nuk ndalet dhe nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit, ‘jeni më të mirët, ecim përpara’ uroj të mos ndaleni. Me një video që do të shfaqet tani, dua t’i uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha ndër të tjera Ristani./   S,M

Të fundit

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, njeriu i Trump do drejtojë fushatën

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u...

PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?

Spartak Ngjela Shqipëria sot gjendet në në situatë me një politikë të ngrirë. Gjithçka në këtë gjendje të ngrirë kuptohet se vjen e qëndron në favor...

Dhunohet kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës, pëson dëmtime të rënda!

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çipa është dhunuar në Sarandë nga xhaxha e nip. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë rreth orës...

Video/ Lindja e Mesme, pengu izraelit puth burrat e Hamasit pas lirimit të tij

Hamasi i dorëzoi tre pengje izraelitë, Eliya Cohen, Omer Shem Tov dhe Omer Wenkert, përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në Nuseirat në Gaza qendrore,...

‘Hollivudi në Tiranë’/ Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit!

Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, dy amerikanë të angazhuar në industrinë e filmit, të cilët kanë themeluar qendrën e tyre të trajnimit për talentet...

Lajme të tjera

Web TV