Last Updated on 20/02/2025 by adminfjala
I ftuar në emisionin “Open” ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishte i tepruar.
Sipas tij hetimi i zyrtarëve të lartë mund të kryhet edhe në gjendje të lirë.
“Lideri i opozitës një vit në arrest shtëpie. Masa e sigurisë për Veliajn është fiks në të njëjtin praktikë, pra si për Berishën dhe Metën.
Praktikë e padrejtë sipas meje sepse zyrtarët mund të hetohen në gjendje të lirë, siç ka qenë kryetari i bashkisë së Parisit, Berluskoni psh ka qenë disa herë në gjyq.
Kallëzimi për Veliaj ka ardhur nga një letër anonime, si letra e Jovan Bregut. Rama po tregon që nuk është ai Jovani, por dikush tjetër nga PS”, tha ai./e.t