Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në këtë reagim të tijin më në fund Veliaj e ka gjetur se kush e arrestoi. Veliaj akuzon Sali Berishën si shkaktarin e burgosjes së tij dhe e quan gjyqtarin Bani, kasapin e Berishës.
“Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës”, shkruan Veliaj.
Më tej kryebashkiaku vijon sulmet dhe ndaj mediave opozitare dhe prokurorit Ols Dado. Faji sipas Veliajt qenka i atyre që publikojnë dosjen dhe jo i atij që ka vjedhur qindra mijëra euro
“Nuk ka dyshim tanimë që ky që quhet prokuror, po që në fakt është një “vrasës me pagesë”, e ka shpërndarë ethshëm dosjen e mbushur me idiotësira nëpër gjirizet online të PD-së, ende pa u njohur unë vetë me ç’ka aty, në atë gjirizin e tij privat, por sot si ditë e dielë, po ju gjezdis në faqen 35, pika 19, ku violinisti dështak shkruan: “…
Gjithashtu, janë deklaruar si të ardhura edhe dietat për t’u shpenzuar jashtë shtetit në takimet zyrtare, si dhe biletat e udhëtimit për jashtë shtetit, të cilat duhet të blihen nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë nëpërmjet procedurës së prokurimit publik. Ndodhur në keto kushte, lind pyetja kush ja ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat…””, thuhet në status./ S.M