Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani.

Referuar mediave të huaja, mjekët kanë deklaruar se analizat e gjakut të Papës tregojnë shenja të lehta të dështimit të veshkave, ndërsa për sa i përket problemeve me frymëmarrjen, gjendja paraqitet e stabilizuar.
Disa prej analizave të gjakut tregojnë “një insuficiencë renale fillestare, të lehtë, e cila është aktualisht nën kontroll”, tha Vatikani.

Papa Françesku, ka marrë pjesë në meshën e shenjtë nga dhoma në katin e 10-të të spitalit Gemelli mëngjesin e së dielës, thuhet në deklaratën e Vatikanit.
Më herët të dielën, Vatikani tha se Françesku kishte marrë flukse të larta oksigjeni pasi pësoi një krizë të frymëmarrjes, por kishte një natë të qetë në spital. Vatikani tha se Françesku do të qëndrojë në spital pas diagnozës së tij të pneumonisë në të dy mushkëritë.

Papa, 88 vjeç, tha se trajtimi i tij vazhdon dhe falënderoi stafin mjekësor për përkushtimin e tyre.

Papa u shtrua në një klinikë në Romë më 14 shkurt dhe fillimisht iu nënshtrua testeve për një infeksion të traktit respirator. Ai u diagnostikua më pas me pneumoni në të dy mushkëritë pas ekzaminimeve të mëvonshme./kb

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV